Linja Nano

Mbroni çdo kënd të shtëpisë

Nano Line Product

Përjetoni pastrimin e thellë në nivel nano

Linja inovative Nano është një hap i rëndësishëm në fushën e pastrimin. Kjo linjë ka produkte efektive, eko-miqësore dhe ekonomike, që do t’ju ndihmojnë ta krijoni një ambient më të pastër.

  • Eleminon deri në 99.9% të baktereve & viruseve

  • Eko-miqësore

  • Ekonomike

Nanogrimcat e dëmshme mund të jenë kudo – në ajrin që e thithim, në shtratin ku flemë dhe në dyshemenë ku luajnë fëmijët tanë.

Teknologji e avancuar që përdorë fuqinë e natyrës.

Teknologjia Nano krijon një mjegull të qëndrueshme dhe të fuqishme, me presion të lartë të avullit. Temperatura e lartë dhe presioni shkaktojnë përplasjen e molekulave të ujit, nxjerrjen e avullit të thatë me grimca nano dhe jone negative cilësore.

Jonet negative kryesisht janë të përhapura rreth ujit që lëviz dhe njihen gjithashtu si Vitamina në ajër. Ato nxjerrin hidrogjen nga proteina e jashtme e viruseve dhe kështu i eliminojnë me lehtësi, pa pasur nevojë të përdorni kimikate.

Teknologjia Rovus Nano ofron jonet negative më cilësore, të cilat me efikasitet pastrojnë dhe dezinfektojnë shtëpinë tuaj në një mënyrë 100% të sigurtë, të shëndetshme dhe eko-miqësore.

Avull Nano – një koncept i ri i fuqisë pastruese

Grimcat e avullit nano me lehtësi depërtojnë në nivelet më të thella të materialit, Në këtë mënyrë, eleminojnë tërësisht bakteret, viruset apo mikrobet aty ku avulli i zakonshëm nuk mundet.

Avull Nano
Avull i zakonshëm

Mbron shtëpinë tuaj

Aq e sigurtë, mund të përdoret në të gjitha sipërfaqet

Mund të përdoret në të gjitha dyshemetë e forta, tepiha dhe tekstilet që mund ta përballojnë nxehtësinë deri në 120°C.

Sterilizoni shtëpinë tuaj

Teknologjia me avull Nano largon në mënyrë efektive aromat dhe eliminon 99.9 % të baktereve, sikurse si Escherichia coli dhe Salmonella aertrycke, duke e bërë shtëpinë tuaj më të pastër dhe më të sigurtë për të jetuar.

Gati për t’u përdorur, në disa sekonda

Teknologjia nano prodhon avull super të nxehtë për disa sekonda. Në këtë mënyrë ua kursen kohën dhe e bën procesin e pastrimit më të lehtë dhe më efikas.

A jeni gati t’i përjetoni dhe shijoni dobitë e produkteve me teknologji të avullit nano?