Pastrues ajri Nano
Pluhuri i ajrit, bakteret, viruset, poleni & sporet janë armiq të padukshëm, që shkaktojnë irritim, alergji & sëmundje. Por ju mund të siguroni ajër të pastër, duke përdorur Pastruesin e ajrit Nano. Filteri HEPA H13, bashkë me një jonizues, i largojnë edhe grimcat më të vogla – me efikasitet 99.95%! Kurse drita UV asgjëson mikroorganizmat gjatë kontaktit. I përshtatshëm për hapësira deri në 60m2.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-
Pluhuri i ajrit, bakteret, viruset, poleni & sporet janë armiq të padukshëm, që shkaktojnë irritim, alergji & sëmundje. Por ju mund të siguroni ajër të pastër, duke përdorur Pastruesin e ajrit Nano. Filteri HEPA H13, bashkë me një jonizues, i largojnë edhe grimcat më të vogla – me efikasitet 99.95%! Kurse drita UV asgjëson mikroorganizmat gjatë kontaktit. I përshtatshëm për hapësira deri në 60m2.
Më shumë - Përshkrimi
-
Merrni ajër të pastër, në shtëpi apo zyre
Edhe ajri që duket i pastër, mund të përmbajë grimca të padukshme të cilat shkaktojnë irritim, alergji dhe sëmundje. Tash mund t’i largoni lehtë & shpejt pluhurin, bakteret, virueset, polenin, sporet dhe grimcat e tjera të dëmshme nga ajri. Me pastruesin e ajrit Nano, ju dhe familja juaj do të furnizoheni me ajër më të pastër dhe më të freskët.
Katër mënyra për ta freskuar ajrin
Pastruesi i ajrit përdorë katër teknologji të ndryshme, për ta pastruar ajrin sa më mirë. Këto katër sisteme funskionojnë së bashku për ta pastruar ajrin shpejt dhe për të siguruar një ambient më të shëndetshëm dhe më të sigurtë brenda.
1. FILTER HEPA
Një filter cilësor HEPA H13 mund të bllokojë edhe nanogrimcat më të vogla, deri në PM 2.5, dhe ta pastrojë ajrin me 99.95% efikasitet. Filteri ka një trajtim special anti-bakterial, për të qëndruar i freskët dhe i mbrojtur nga mikrobet.
2. JONIZUES
Një jonizues krijon jone negative duke përdorur elektricitetin, pastaj i shkarkon ato në ajër. Këto jone negative bashkohen me grimcat e ngarkuara pozitivisht në dhomë, sikurse pluhuri, bakteret, poleni, tymi dhe alergjenët e tjërë, duke i nxjerrë nga qarkullimi.
3. DRITË UV-C
Një dritë UV-C shkatërron grimcat gjatë kontaktit, dhe sidomos është efektive kundër mikroorganizmave sikurse bakteret, viruset dhe sporet e mykut.
4. PARA-FILTER KARBONI
Një para-filter karboni funksionon për të eleminuar aromat e pakëndshme, për ta neutralizuar tymin, aromat e ushqimit dhe aromat e kafshëve. Po ashtu, funksionon për ta absorbuar formaldehidin, komponimet organike të paqëndrueshme dhe gazrat tjerë të dëmshëm.
Mjaft i fuqishëm për tërë shtëpinë ose zyren
Pastruesi i ajrit është një ndër pajisjet më të fuqishme të llojit të vet në treg. Me një shkallë të shpërndarjes së ajrit 470m³/h, rekomandohet të përdoret në hapësira deri në 60m2. Si e tillë, kjo pajisje është ideale për shtëpi apo zyre – kudo që shpenzoni kohë të gjatë brenda dhe ju duhet ajër më i pastër.
-
Pluhuri, poleni dhe grimcat e tjera të dëmshme në ajër mund të shkaktojnë probleme të gjata me frymëmarrje. Por duke përdorur pastruesin Nano, ju do t’i mbroni mushkëritë tuaja.
-
Kombinimi i fuqishëm i filtrimit, dritës UV-C dhe jonizuesit, kap dhe neutralizon mikrobet e ajrit.
-
A mbani kafshë që lirojnë aroma, qime dhe alergjenë? Pastruesi i ajrit i bllokon këta “mysafirë të paftuar” para se të zënë vend nëpër shtëpi.
-
Nëse keni duhanpirës në shtëpi, pastruesi i ajrit do ta neutralizojë tymin para se të arrijë nëpër tapiceri.
I personalizueshëm dhe i lehtë për t’u përdorur
Me fuqi pastruese 4në1, ky pastrues ajri përdoret lehtë dhe mund të personalizohet sipas nevojave tuaja.
-
Qarkullim ajri 360
Modeli i kullës i përshtatet stilit në çdo vend dhe pastrimi në mënyrë efektive shton frekuencën e kursit të këmbimit të ajrit mes pastruesit brenda dhe jashtë. Në këtë mënyrë, siguron ajër të freskët dhe të shëndetshëm për një mjedis sa më të pastër.
-
Senzor PM 2.5
Falë senzorit, ju mund ta masni nivelin e ndotjes së ajrit në dhomë. Po ashtu, mund ta kontrolloni vendosjen e shpejtësisë së ventilatorit, në bazë të ndotjes në hapësirë e cila duhet të pastrohet.
-
Opsione të ndryshme
Ju mund të zgjedhni mes 4 shpejtësive, varësisht nga cilësia e ajrit dhe opsioni auto. Shijoni pushimin apo gjumin, përderisa pastruesi Nano vazhdon të punojë dhe t’ju sigurojë ajër të pastër e të freskët.
-
Ekran për cilësinë e ajrit
Pajisja ka edhe ekran, ku në bazë të tri ngjyrave mund ta lexoni nivelin e ndotjes së ajrit. E kaltra tregon cilësi të mirë, vjollca për rritjen e nivelit të grimcave 2.5 pm dhe e kuqja tregon për një zonë me ajër të pashëndetshëm.
-