Pajisje shumëfunksionale Rovus 360
Rovus 360 ofron një gamë sistemesh pastrimi të cilat përdorin të njejtën bateri ose njësi bazë, duke ju ofruar fuqinë pastruese që ju duhet për një shtëpi dhe oborr të pastër. Kjo pako përmban Larës uji me presion, Kompresor ajri, Fshesë dore, 4 filtera për fshesë, Bateri dhe Çantë. Së bashku, ofrojnë një set veglash të cilat mund të përdoren pa kabllo dhe do t'ju ndihmojnë të pastroni apo mirëmbani zona të ndryshme nëpër shtëpi.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Rovus 360 ofron një gamë sistemesh pastrimi të cilat përdorin të njejtën bateri ose njësi bazë, duke ju ofruar fuqinë pastruese që ju duhet për një shtëpi dhe oborr të pastër. Kjo pako përmban Larës uji me presion, Kompresor ajri, Fshesë dore, 4 filtera për fshesë, Bateri dhe Çantë. Së bashku, ofrojnë një set veglash të cilat mund të përdoren pa kabllo dhe do t'ju ndihmojnë të pastroni apo mirëmbani zona të ndryshme nëpër shtëpi.
Më shumë - Përshkrimi
-
Një sistem i integruar për pastrim pa kabllo
Rovus 360 përmban është një kombinim veglash pastrimi, që së bashku krijojnë një pajisje shumëfunksionale për pastrimin dhe mirëmbajtjen e shtëpisë apo edhe zonave jashtë saj. Kjo pako përmban veglat që ju duhet për të larje me ujë, pastrim me vakum, fryrjen apo shfryrjen e gomave dhe jo vetëm. Kjo pako përmban Larës uji me presion (me aksesorë përkatës), Kompresor ajri, Fshesë dore, 4 filtera për fshesë, Bateri dhe Çantë.
Pastroni më lehtë dhe më shpejt
Zbuloni një mënyrë pastrimi të lehtë dhe të shpejtë, me një larës uji pa kabllo, të cilin mund ta merrni kudo që keni nevojë. Ideal për të pastruar veturat, dritaret, mobiljet e kopshtit, ballkonet, varkat, dhe jo vetëm. Po ashtu, mund ta përdorni edhe për të ujitur kopshtin. Pajisja ka një dorezë praktike, 5 kënde spërkatëse dhe grykën multi-spërkatëse. Është e përshtatshme sidomos për ata që jetojnë në banesa, sepse zakonisht nuk kanë qasje në ujë ose elektricitet jashtë ndërtesës. Me këtë pajisje, ju mund t'i lani madje edhe kafshët dhe të argëtoheni me ta.
-
Larës uji me presion
-
Kompresor ajri
-
Fshesë dore
-
4 filtera për fshesë
-
Bateri
-
Çantë
Fuqia pastruese e ujit me presion të lartë
Larës uji me presion është pajisja kryesore e kësaj pakoje. Shtoni fuqinë e pastrimit me këtë larës pa kabllo dhe tubin 6m, i cili mund të tërheqë ujë nga shishja, kova, lumi apo ndonjë burim tjetër uji, në shtëpi ose jashtë saj. Motori i fuqishëm ka 22 bars të presionit të ujit, duke ju mundësuar t'i hiqni papastërtitë më lehtë. Në set përfshihet edhe një rezervuar shamponi, për rastet kur ju duhet pastrim më i thellë.
Përdorim i gjithanshëm
Zorrë 6m
22 bars të presionit të ujit
Rezervuar për detergjent
Mund të përdoret pa kabllo deri në 15 minuta
5 kënde spërkatëse
Pa kabllo
Lehtësisht e bartshme
Fuqi e gjithanshme vakumi në dorën tuaj
Kjo fshesë dore me vakum, është kompakte, por e fuqishme. Me vetëm një mbushje me 5kPa të fuqisë thithëse të pastër, ju mundëson të pastroni deri në 30 minuta. Dizajni pa kabllo nënkupton se mund ta përdorni kudo - në shtëpi, veturë, garazhë, zyre e madje edhe në kamping.
Pastroni deri në 30 minuta, me një mbushje.
Fuqi thithëse 5kPa.
Filter HEPA, për ajër më të pastër.
Me dy aksesorë, për përdorime të ndryshme.
Fryni apo shfryni objektet dhe kontrolloni presionin me lehtësi
Kompresori i ajrit funksionon me pajisjen bazë të Larësit Rovus 360, dhe mund ta përdorni kudo dhe kurdo që ju duhet të fryni apo shfryni diçka në mënyrë të sigurtë. Po ashtu, mund ta përdorni për ta lexuar / matur saktë presionin, pa pasur nevojë për furnizim me energji elektrike.
Gomat e veturës
Gomat e biçikletës
Rekuizita sportive
Aksesorë verorë
Funksionojnë me bateri që rimbushet
Sikurse të gjitha sistemet e pastrimit të linjës Rovus 360, ky larës funksionon me një bateri të fuqishme litiumi 18V 2000 mAh. Kjo bateri mundëson deri në 15 minuta fuqi pastrimi me presion të lartë dhe mund të rimbushet për 60-90 minuta. Në set përfshihet një bateri që vjen me Larësin, plus një bateri shtesë, që të vazhdoni pastrimin pa pritur derisa të rimbushet bateria e parë.
-
- Informata shtesë
-
Në paketim përfshihen:
- Larës uji me presion (me aksesorë përkatës)
- Kompresor ajri
- Fshesë dore
- 4 filtera për fshesë
- Bateri
- Çantë