Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Cila është mënyra më e mirë për t'i pastruar tepihët?

Tepihët janë ndër aksesorët që duhet t'i kushtojmë kujdes të shtuar kur vjen puna te pastrimi. Nëse keni fëmijë të vegjël në shtëpi, duhet t'i kushtoni edhe më shumë rëndësi, sepse fëmijët kanë tendencë të shtrihen e luajnë nëpër tepih. Ju mbase e pastroni në baza ditore apo javore me fshesë vakumi, por përsëri mund të ketë "mysafirë të padukshëm" që mund të jenë fshehur në tepihun tuaj. Praktikoni këto mënyra pastrimi dhe siguroni një ambient të pastër për ju dhe më të dashurit tuaj.

Pastrimi me vakum

Rekomandohet që t'i pastroni tepihët 1-2 herë në javë me fshesë vakumi. Megjithatë, nëse keni fëmijë të vegjël, apo mbani kafshë brenda në shtëpi, sigurohuni që të pastroni edhe më shpesh. Pastrimi me vakum është i rëndësishëm sepse tërheqë njollat e thata (sikurse pluhuri, qimet) edhe nëse janë fshehur nëpër fijet e tepihut. Andaj, sigurohuni që të përdorni një fshesë të fuqishme, për më shumë efikasitet. Po ashtu, është mirë që të përdorni një fshesë vakumi e cila ka edhe sistem për pastrimin e ajrit.

Larja e tepihëve

Çdo tepih ka nevojë 1-2 herë në vit për një pastrim të thellë e profesional. Por, nëse jeni më shumë anëtarë në familje, nëse keni fëmijë apo mbani kafshë, tepihu ka tendencë të bëhet i papastër më shpesh, dhe si rrjedhojë mund të ketë nevojë të lahet më shpesh. Por ju nuk keni nevojë që çdo herë ta dërgoni për larje profesionale. Në raste të ndryshme, mund ta lani edhe vet. Në këtë rast, ne ju rekomandojmë Fshesën thithëse dhe larëse Phantom, me të cilën mund t'i lani tepihët me detergjent. Pos për larje, Fshesa Phatom funksionon si fshesë thithëse e zakonshme për pastrim të thatë, pastrim të njollave të lëngshme dhe pastrimin e ajrit.

Dezinfektimi i tepihëve

Larja dhe pastrimi me vakum janë të nevojshëm, por edhe dezinfektimi është i domosdoshëm. Tashmë edhe dezinfektimi i tepihëve mund të bëhet lehtë, për shkak se në treg ekzistojnë pajisje të ndryshme që e lehtësojnë këtë proces. Ne ju rekomandojmë shtupën Nano Plus nga Rovus. Pse? Shtupa e re dhe e avancuar Nano Plus, me fuqi avulli, eleminon deri në 99.9% të virueseve, baktereve dhe mikrobeve. Pos në tepiha, mund të përdoret në të gjitha dyshemetë e forta dhe tekstilet që mund ta përballojnë nxehtësinë deri në 120°C.

Mos harroni, pastrimi dhe mirëmbajtja e rregullt jo vetëm që ju siguron një ambient të pastërt për jetesë, por edhe siguron që tepihu juaj të duket më i ri dhe të zgjasë më shumë.