Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Mirëmbajtje shtesë

Mirëmbajtja shtesë është shërbim shtesë në kuadër të një pagese simbolike, që ofrohet në produkte të caktuara.

Mirëmbajtje Shtesë mund të jetë e vlefshme nga 12 deri në 60 muaj, në varësi të llojit të mirëmbajtjës shtesë të blerë nga konsumatori. 

Shoqëria STUDIO MODERNA KOSOVË SH.P.K, adresa RR.Ukshin Hoti, nr.120, Objekti C3, Hyrja 3B, 10 000 Prishtinë, me numër të regjistrimit: UIN 810485632, dhe VAT numër: 330028680 (e cituar me poshtë si: »Kompania«) garanton që produkti, për të cilin konsumatori ka blerë Mirëmbajtje Shtesë (I cituar me poshtë si: »Produkti«), gjatë vlefshmërisë së kësaj Mirëmbajtjeje, do të jetë pa asnjë lloj defekti në lidhje me funksionalitetin ose defektet të tjera që ndikojnë objektivisht në funksionalitetin e produktit, dhe për më tepër merr përsipër të sigurojë riparim falas dhe/ose zëvendësim të produktit me defekt me një të ri (në rast se Produkti nuk është më në shitje, kompania do të sigurojë një zëvendësim me një produkt tjetër të ngjashëm me të paktën të njëjtin nivel funksionaliteti). Në rast të ndërrimit me produkt të ri apo të ngjashëm, kjo Mirëmbajtje Shtesë e humb vlefshmërinë e saj. Në rast se produkti me defekt, për të cilin ofrohet kjo Mirëmbajtje Shtesë, nuk është zëvendësuar dhe/ose riparuar në mënyrën e duhur brenda një periudhe 30 ditore nga dita e marrjës së produktit, konsumatori mund të tërhiqet nga kontrata. Në rast që nuk ka pjesë të produktit që pritet të servisohet, atëherë afati i servisimit mund të zgjasë më shume se 30 ditë kalendarike.

Mirëmbajtje Shtesë e Produktit është e vlefshme për një periudhë kohore për Produktin nga momenti i blerjes dhe si më poshtë: 

  • Në rastin e një Produkti që sipas ligjit është subjekt i garancisë ose garancisë së detyrueshme, Mirëmbajtja Shtesë hynë në fuqi ditën e parë pas skadimit të garancisë së detyrueshme;
  • Në rastin e një Produkti, për të cilin është lëshuar gjithashtu një garanci vullnetare falas, Mirëmbajtja Shtesë hyn në fuqi ditën e pare pas skadimit të garancisë vullnetare;
  • Në rast se një Produkt nuk i nënshtrohet garancisë së detyrueshme dhe/ose garancisë vullnetare falas, Mirëmbajtja Shtesë hyn në fuqi ditën e parë pas blerjes së Produktit;
  • Me Mirëmbajtjen Shtesë, konsumatori merr siguri shtesë në rast të ndonjë defekti, të drejtën për të kërkuar riparimin dhe/ose zëvendësimin falas të Produktit gjatë periudhës së vlefshmërisë së Mirëmbajtjes Shtesë dhe këshilla të ekspertëve në lidhje me zbatimin e të drejtave të tij/saj si dhe për përdorimin e Produktit.

MIRËMBAJTJA SHTESË PËRKATËSISHT NUK ZBATOHET

  • Konsumatori nuk e ka fizikisht kuponin fiskal dhe fletën e Mirëmbajtjes Shtesë;
  • Produkti është thyer/dëmtuar;
  • Ka ndodhur ndonjë defekt në funksionalitet të Produktit nga ndikime të jashtme dhe jo nga ana e Kompanisë (përfshirë përdorimin e papërshtatshëm të Produktit, përdorimin e paautorizuar të Produktit, dëmtimet që kanë ndodhur për shkak të neglizhencës së konsumatorit ose palës së tretë, forca madhore, etj.);
  • Produktet janë të kategorisë si: veshje dhe aksesorë, këpucë, jorgan, jastëk, tekstil për banjë, mbulesë krevati, dysheku si dhe produkte konsumi (bukuria dhe kujdesi personal, shëndeti dhe mirëqenia, pastrimi i shtëpisë, kujdesi për lavanderi dhe rroba, suplemente ushqimore dhe ushqim, kopshtari dhe Produkte me materiale konsumuese të tilla si ndërrimi i baterive, rimbushjeve, etj.);
  • Ka pakënaqësi subjektive të konsumatorit me Produktin (Mirëmbajtja Shtesë nuk përjashton të drejtën e konsumatorëve për t'u tërhequr nga kontrata në distancë pa dhënë ndonjë arsye për tërheqje, në përputhje me legjislacionin në fuqi, siç është e potencuar tek kushtet e kontratës);
  • Dëmtimet e ashtuquajtura "kozmetike ose çfarëdo tjetër pakujdesie jo-materiale" të cilat nuk ndikojnë në funksionalitetin e Produktit;
  • Për pasojat e konsumimit normal të cilat lidhen me përdorimin afatgjatë të Produktit.

Zbatimi i të drejtave që rrjedhin nga Mirëmbajtja Shtesë është e thjeshtë dhe me kosto efektive për konsumatorin sepse barra e provës në lidhje me ekzistencën e gabimeve që mbulohen nga kjo Mirëmbajtje Shtesë është mbi Kompaninë dhe jo mbi konsumatorin.

KUJDES:

  • Produktet e blera nën këtë Mirëmbajtje Shtesë janë të prodhuara vetëm për përdorim shtëpiak;
  • Para se ta bleni Produktin kërkoni informacione të sakta lidhur me cilësinë, mënyrën e përdorimit dhe montimin, si dhe kushtet e shitjes, Mirëmbajtjen Shtesë dhe afatin e Mirëmbajtjes Shtesë;
  • Para se ta bleni/pranoni Produktin kontrollojeni se a është në gjendje të rregullt produkti;
  • Detyrimisht lexoni deklaratën e Mirëmbajtjes Shtesë dhe kushtet nën të cilat nuk vlenë Mirëmbajtja Shtesë për Produktin e blerë;
  • Si blerës, keni drejtë që të ktheni Produktin tek tregtari ku e keni blerë (në qoftë se nuk ka formë, madhësi, model apo ngjyrë të njejtë apo për arsye tjera) në afat prej 14 ditëve nga dita kur është blerë Produkti me kusht nëse Produkti nuk është përdorur, është ruajtur ambalazhi, pamja, vetitë përdoruese, vulat, etiketat e fabrikës, si dhe kuponi fiskal;
  • Nëse Produkti funksionon duke përdorur bateri, ne ju këshillojmë të testoni funksionimin e Produktit me bateri të reja përpara se Produkti t'i dërgohet Kompanisë, sepse bateritë e përdorura mund të jenë burimi i problematikes që ndodhin gjatë përdorimit të Produktit. Bateritë duhet të hiqen përpara se të dërgoni Produktin tek Kompania.

Mirëmbajtja Shtesë nuk përjashton të drejtat e konsumatorit që rrjedhin nga ndonjë garanci vullnetare ose garanci e detyrueshme, si dhe çdo të drejtë tjetër që konsumatori mund të ketë sipas legjislacionit në fuqi, mirëpo ajo konsiderohet si një shërbim shtesë pas blerjes, e cila për konsumatorin ofron të drejta dhe përfitime shtesë mbi të drejtat e përcaktuara me ligj ose të fituara mbi ndonjë bazë tjetër.

Të drejtat që rrjedhin nga Mirëmbajtja Shtesë mund të zbatohen vetëm nëse Produkti për të cilin është blerë Mirëmbajtja Shtesë i dorëzohet kompanisë për inspektim (kur kjo është e mundur, duke marrë parasysh karakteristikat teknike të Produktit) së bashku me çdo prove blerjeje që tregon blerjen e Produktit dhe të Mirëmbajtjes Shtesë (kuponin fiskal dhe fletën e Mirëmbajtjes Shtesë). Për më tepër defekti I Produktit duhet t'i përshkruhet saktësisht përfaqësuesit të Kompanisë (p.sh. shitësit), përndryshe, të drejtat që rrjedhin nga Mirëmbajtja Shtesë nuk mund të zbatohen.

Të drejtat që rrjedhin nga Mirëmbajtja Shtesë mund të zbatohen vetëm në territorin e Kosovës. 

Konsumatori mund të kontaktojë me Kompaninë në të gjitha pikat e shitjes apo pikat e tjera të kontaktit, si më poshtë: 

  • Në të gjitha dyqanet e kompanisë;
  • Duke telefonuar në numrin e telefonit 038 660 308; 
  • Me e-mail në kujdesikonsumatorit@studiomoderna-sa.com 
  • Nëpërmjet bisedave të disponueshme në faqen zyrtare të kompanisë ose faqet zyrtare të mediave sociale.

VINI RE:

Ofrimi i shërbimit të Mirëmbajtjes në adresën e konsumatorit është me pagesë. Për çdo shërbim, intervenim që kërkohet special nga konsumatori duke kërkuar që tekniku të rregulloj Produktin në adresën e caktuar do të nevojitet të paguajë kosto shtesë për shërbimet e transportit.

Në rast të pyetjeve shtesë, konsumatori mund të kontaktojë kompaninë: 

  • Çdo ditë pune nga ora 09:00-20:00 në dyqane (gjej dyqanin më të afërt këtu) ose
  • Në numrin e telefonit 038 660 308 nga e hëna në të premte (09:00-17:00) dhe të shtunën (09:00-15:00) ose
  • Përmes postës elektronike në kujdesikonsumatorit@studiomoderna-sa.com  

Përditësimi i fundit: 6 shtator 2022