Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Si ta pastroni shtëpinë pa lëvizur nga divani?

Pastërtia është gjysma e shëndetit, dhe sot, është më e rëndësishme se kurrë. Por, procesi i pastrimit di të jetë i lodhshëm dhe të merr kohë. Andaj, cdo ditë e më shumë në këtë fushë po krijohen zgjedhje / produkte risi që synojnë ta lehtësojnë procesin e pastrimit. Një prej tyre është edhe shtupa & fshesa robotike Rovus… Kjo pajisje e mençur pastron shtëpinë tuaj teksa ju relaksoheni me hobin e preferuar apo pushoni.

Teknologji RISI për pastrim

Roboti Rovus paraqet një teknologji risi në fushën e pastrimit. Kjo pajisje ju mundëson pastrim vakumi dhe pastrim me shtupë në mënyrë automatike. Funksionon në të gjitha sipërfaqe, është plotësisht e programueshme dhe ka 7 funksione pastrimi. Ka bateri të fuqishme që funksionon deri në 2 orë pastrim. Kur bateria fillon të harxhohet, roboti kthehet vet në bazën mbushëse, pastaj fillon me pastrim pasi të jetë mbushur.

Pastroni shtëpinë edhe kur nuk jeni aty

Roboti ka një program që kurdiset lehtë, pra ju mund t'i jepni robotit udhëzime të ndryshme çdo ditë. Po ashtu, ka 7 opsione pastrimi (auto, edge, gyro, random, area, intensive & scrub) për t'ju përshtatur nevojave të shtëpisë dhe mënyrës suaj të jetesës. Po ashtu, ka një telekomandë, për përdorim sa më të lehtë. Ju mund ta programoni në çfarë kohe do ta pastroni shtëpinë, dhe roboti do të aktivizohet në atë kohë dhe ta kryejë punën, edhe nëse ju nuk jeni në shtëpi.

Mos u brengosni për pengesat që mund të hasë – roboti ka senzorë të mençur për t’is shmangur pengesat.

Funskione 3në1, për t'i pastruar dyshemetë pa mundim

Lëreni robotin ta pastrojë shtëpinë tuaj, teksa ju jeni në punë apo relaksoheni. Kjo pajisje robotike, e dizajnuar me teknologji efektive pastrimi, do t'ju ndihmojë t'i mbani dyshemetë të pastra - pa mu munduar. Roboti ofron mundësi pastrimi me 3 faza. Me një pastrim, mund të:

  • Fshijë pluhurin, qimet apo papastërtitë e tjera të thata
  • Vakumon të gjitha dyshemetë me fuqi vakumi deri në 1200Pa
  • Pastrim me shtupë për t'i hequr njollat e vështira
  • Funksionon në të gjitha llojet e dyshemeve, nga tepihët e trashë deri te pllakat e kuzhinës.

Më shumë rreth kësaj pajisje mund të shikoni duke klikuar këtu.