Dërgesa të sigurta. Mbështetu tek ne!
0800 100 55 Dyqanet tona

Ngrohës qeramike Rovus

Në gjendje Modeli: 1000122078 Kodi: 110035462

Ngrohësi prej qeramike Rovus ngrohë fuqishëm çdo ambient në çdo kohë. Me sistemin e fuqishëm ngrohës prej 1000W deri në 1800W fuqi dhe termostat të rregullueshëm, ju mund të zgjedhni nxehtësinë nga 10 deri në 35 °C dhe me shumë lehtësi të ngrohni shtëpinë tuaj. Funksionet e sigurisë si mbrojtja nga mbi-nxehtësia dhe mbrojtja nga përmbysja do të ju lejojnë që të përdorni ngrohësin tuaj me shumë lehtësi edhe nëse keni fëmijë në shtëpi.

49,90 

Përfshirë TVSH-në

Përshkrimi

Ngrohje e menjëhershme dhe e fuqishme

A ndjeni shpesh të ftohtë gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit? Dëshironi të qëndroni të ngrohtë kudo që jeni dhe sa herë që keni nevojë për nxehtësi shtesë?

Me ngrohësin prej qeramike Rovus ju do të ngroheni çdo çast pa pasur nevojë të prisni minuta të gjatë për të shijuar ngrohtësinë që ju nevojitet. Merrni atë me vete kudo që ju nevojitet dhe qëndroni të ngrohtë dhe rehat në çdo vend në shtëpinë apo zyrën tuaj.

Ngrohës qeramike Rovus në dhomën e ndenjes

Shpërndarja e nxehtësisë — Ngrohës qeramike Rovus

Shtoni ngrohtësi shtëpisë tuaj

Ngrohësi prej qeramike Rovus ka një dizajn të qëndrueshëm dhe fuqi ngrohëse nga 1000W deri 1800W. Duke shfrytëzuar këtë fuqi ngrohëse, ju do të jeni në gjendje të ngrohni çdo dhomë në shtëpinë tuaj pa shumë përpjekje.

Kombinuar me termostatin manual të rregullueshëm që ju lejon të zgjedhni nxehtësinë nga 10 deri në 35°C, ju do të keni kontroll të plotë mbi nxehtësinë që dëshironi të keni.

Ngrohtësi dhe rehati e personalizuar, në çdo moment

Me ngrohësin prej qeramike Rovus, ju mund të përmbushni nevojat tuaja për ngrohje në çdo moment. Zbatoni atë për nevojat tuaja thjeshtë duke përdorur ekranin dixhital me prekje me shumëllojshmëri mënyrash dhe cilësish.

  • Dy sisteme të ngrohjes (nxehtë & frymë të ngrohtë)
  • Sistem fryrës (frymë të ftohtë)
  • Koha e programueshme deri ne 12 orë
Paneli dixhital i Ngrohësit qeramik Rovus

Përdoreni pa asnjë brengë edhe nëse keni fëmijë

Ngrohësi prej qeramike Rovus është i përsosur për përdorim familjar. Për shkak të funksioneve të tij të sigurisë ju mund të qëndroni plotësisht të qetë edhe kur keni fëmijë të vegjël ose kafshë shtëpiake përreth. Mos u shqetësoni nëse harroni ta fikni kur largoheni nga shtëpia juaj sepse mbrojtja nga mbinxehja automatikisht do ta fikë për të parandaluar mbinxehjen.

Ngrohës qeramike Rovus — përdorim familjar
Ngrohës qeramike Rovus me lëkundje

Shtëpiza e jashtme e freskët — Ngrohës Rovus

Shtëpiza e jashtme e freskët siguron që ngrohësi të jetë gjithmonë i sigurt për prekje, edhe kur është në përdurim.

Mbrojtja kundër përmbysjes — Ngrohës Rovus

Mbrojtja kundër përmbysjes bënë që në rast që ngrohësi aksidentalisht rrëzohet, të fiket automatikisht.

Doreza e integruar — Ngrohës qeramike Rovus

Dorëza e integruar për kapje ju mundëson transportim të lehtë

Zakonisht ju kushtojmë më shumë vëmendje për ngrohje pjesëve në shtëpitë tona ku kalojmë pjesën më të madhe të kohës. Kështu që vendet si bodrumet dhe garazhet shpesh janë të pa ngrohura dhe shpesh kemi të ftohtë kur shkojmë dhe të qëndrojmë atje për një kohë.

Për të qenë në gjendje ta merrni lehtësisht me vete rreth shtëpisë, ngrohësi prej qeramike Rovus përmban dorezë të integruar mbajtëse për transport më të lehtë dhe komoditet të shtuar. Është jashtëzakonisht i lehtë dhe i lëvizshëm, kështu që thjesht kapeni atë dhe merrni atë kudo që ju nevojitet.

Keni nevojë për më shumë nxehtësi në shtëpinë tuaj? Merrni versionin e madh: ngrohësin prej qeramike & filtruesin e ajrit!

A keni hapësira më të mëdha që ju nevojiten për t’u ngrohur, apo thjesht kënaqeni kur keni më shumë nxehtësi?

Zëvendësoni ngrohësin tuaj të rregullt me ngrohësin qeramike & filtruesin e ajrit Rovus që ka më shumë sipërfaqe ngrohjeje, fuqi më të madhe ngrohjeje, madje edhe funksion të telekomandës dhe lëkundjes për lehtësi shtesë.

Ngrohës qeramike Rovus në ambient

Çfarë përfshihet në paketë

  • 1 × Ngrohës qeramike Rovus
  • Udhëzime përdorimi
Ngrohës qeramike Rovus

Specifikimet teknike

Pesha 1890 g

Vlerësimet e klientëve

Ende nuk ka vlerësime

Bëhu i pari që e vlerëson këtë produkt.

Produkte të ngjashme

Rubineti ngrohes i ujit - 360 Rovus
-40% Rubineti ngrohes i ujit - 360 Rovus
Nga 99,90  59,94 
Club5*:  54,95  Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 44,96  në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Më shumë
Rubinet për ngrohjen e ujit Rovus
-50% Rubinet për ngrohjen e ujit Rovus
Nga 89,90  44,95 
Club5*:  42,03  Programi Club5 Anëtarët e programit kursejnë 47,87  në këtë produkt. Anëtarësohu tani
Më shumë