Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

5 këshilla të dobishme për larjen e rrobave (1)

Larja e rrobave është një punë që shumica prej nesh e bëjmë çdo ditë. Edhe nëse ka vite që e bëjmë këtë punë, nganjëherë rezultatet nuk janë të përkryera. E çka shkoi keq? Gjeni mëposhtë 5 këshilla që do t’ju ndihmojnë të arrini rezultate më të mira në larjen e rrobave.

The Spruce sjellë disa këshilla të dobishme për larjen e rrobave.

1. Zgjedhni temperaturën e duhur

Caktimi i temperaturës së duhur të ujit është çelësi, kur vjen puna te larja e rrobave. Uji i ftohtë është i përshtatshëm për rrobat delikate, rrobat që rrudhen apo lëshojnë ngjyrë. Uji i ngrohtë është i përshtatshëm për rrobat e ndotura mesatarisht. Uji i nxehtë duhet të përdoret për çarçafë, peshqirë, rroba pambuku të bardha, si dhe rrobat që janë shumë të ndotura, sidomos me yndyrë.

2. Zgjedhni detergjentin e duhur

Zakonisht detergjenti në formë të pluhurit është më i përdorur dhe më ekonomik, por nëse lani rroba me ujë të ftohtë, mund të mos tretet mirë dhe të lë njolla në rroba. Detergjentët e lëngshëm që përmbajnë enzima, zakonisht janë më të mirë për para-trajtimin e njollave. Andaj, para se të blini çfarëdo detergjenti për rroba, lexoni me kujdes listën e përbërësve.

3. Përdorni më pak detergjent

Një nga gabimet më të mëdha që mund të bëjmë gjatë larjes së rrobave, është përdorimi i një sasie të madhe të detergjentit. Doza e madhe e detergjentit mund të shkaktojë shumë shkumë, dhe mund të lë mbetje në rroba. Andaj, provoni të përdorni më pak detergjent sesa doza e rekomanduar dhe shihni rezultatet. Duke përdorur më pak detergjent, ju po ashtu kurse para.

4. Largoni shpejt njollat

Sekreti për të t’i hequr me sukses njollat, është të veproni shpejt. Kur njolloset një rrobë, shpërlajeni me ujë të ftohtë sa më shpejt të jetë e mundur, apo aplikojeni sipër pastruesin për njolla. Pas kësaj, vendoseni në rrobalarëse. Nëse njolla përsëri nuk është hequr, mos e vendosni në makinën tharëse, por shpërlajeni apo lajeni përsëri.

5. Shmangni rrobat që lëshojnë ngjyrë

Ju kanë ndodhur raste kur keni larë rroba dhe në këmishën tuaj të bardhë keni parë njolla rozë? Kjo është e bezdisshme. Andaj, me qëllim që ta shmagni këtë, ndani rrobat me kujdes para se t’i fusni në rrobalarëse. Për ta gjetur se cila rrobë lëshon ngjyrë, merreni një leckë pambuku të lagur dhe fërkojeni për një pjesë të rrobës. Nëse ngjyra e rrobës transferohet në leckë, lajeni ndaras ose me rroba të ngjashme.